»Staf i kualifikuar ndërkombëtar infermieror«

Nuk është më e mundur pa punëtorë të kualifikuar nga jashtë!

Nevoja për punëtorë të kualifikuar, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë, nuk mund të plotësohet më përmes trajnimeve në vend. Boshllëku për punëtorët e kualifikuar është shumë i madh e do të rritet dhe më shumë në vitet e ardhshme.

Të gjitha kërkimet tregojnë: Edhe nëse do të përmirësonim trajnimin dhe situatën e punës, në të njëjtën kohë të rrisnim dhe pagat, sërish nuk do t’i afroheshim as plotësimit të nevojave në rritje të një shoqërie në plakje brenda nivelit kombëtar.

Pra, çfarë të bëjmë?

Ne kemi nevojë për një integrim sistematik të punëtorëve të kualifikuar nga jashtë, e nuk ka alternativë ndaj këtij opsioni. Në këtë pikëpamje, vendosja e specialistëve të huaj është një kontribut thelbësor, për të siguruar kujdesin tonë mjekësor dhe infermieror për të ardhmen. Ne kemi krijuar strukturat e duhura për këtë.

Në disa vende (si Shqipëria në veçanti), në fushën e infermierisë dhe mjekësisë, trajnohen shumë më tepër punëtorë të kualifikuar sesa i nevojitet vendit. Si rezultat, shumë njerëz nuk janë në gjendje të punojnë në profesionin që kanë studiuar, ndërkohë në Gjermani nuk trajnohen punëtorë të kualifikuar. Fillojmë këtu: Ne sjellim staf në Gjermani që janë shumë të motivuar për të punuar dhe që duan të krijojnë një jetesë, e sigurisht që ne i asistojmë ata përtej qëndrimit të tyre formal.

Kështu funksionon rekrutimi i Unic Medical Search:

  • Mbështetje për aplikantët përtej pranimit;
  • Vetëm staf me cilësi të lartë;
  • Ekip të aftë për këshillim;
  • Përvojë në integrimin e punëtorëve të huaj të kualifikuar;

Rrjedha e procesit:
Paraqitja grafike e procesit të saktë (shih shtojcën)

Shembull i një integrimi të suksesshëm dhe të qëndrueshëm (historia e stafit shqiptar nga Neustadt) – e vlefshme vetëm në Shkurt!

Kjo do të publikohet gjithashtu në mediat sociale.


Për informacione të mëtejshme kontaktoni:

+49 173-6517551 / s.judick@unic.de